Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria turke vret 115 rebelë kurdë


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Idris Naim Sahin, ka bërë të ditur se 115 rebelë kurdë kanë humbur jetën nga ofensiva e ushtrisë turke në dy javët e fundit.

Ai ka thënë se ofensiva ka nisur më 22 korrik dhe se është zhvilluar në juglindje të vendit, pranë kufirit me Irakun.

Gjatë ditës së sotme, rebelët kurdë kanë sulmuar tre postblloqe të ushtrisë, po në afërsi të kufirit iranian. Përleshjet që kanë pasuar kanë lënë 6 ushtarë të vrarë dhe 14 rebelë.

Këta të fundit janë pjesëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit - organizatë kjo e cila nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara cilësohet si terroriste.

Konflikti i saj me Qeverinë turke ka nisur në vitin 1984 dhe që atëherë thuhet se kanë vdekur rreth 45 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG