Ndërlidhjet

Spanja akuzon dy terroristë të dyshuar rusë


Ilustrim

Ilustrim

Drejtësia spanjolle ka akuzuar dy shtetas rusë për lidhje me një organizatë terroriste dhe posedim të lëndëve plasëse.

Gjykata Kombëtare ka identifikuar personat si Eldar Magomedov dhe Mohamed Ankari.

Dy të dyshuarit me origjinë çeçene janë arrestuar javën e kaluar, së bashku me shtetasin turk, Çengiz Jalcin, i cili të premten është akuzuar për posedim të eksplozivëve.

Autoritetet thonë se tre personat besohet se kanë planifikuar sulm në Evropë.

Në vitin 2004, një sulmues i lidhur me Al Kaidën ka shpërthyer bombat në trena të Madridit, duke vrarë 191 persona dhe plagosur 1,841 të tjerë.
XS
SM
MD
LG