Ndërlidhjet

Morsi: Do ta rimarr “kontrollin e plotë”


Presidenti i Egjiptit, Muhamad Morsi

Presidenti i Egjiptit, Muhamad Morsi

Presidenti i Egjiptit, Muhamad Morsi, është zotuar se do të rimarrë “kontrollin e plotë” mbi Sinain pas sulmit me armë zjarri që njerëz të paidentifikuar zbatuan në kufirin Egjipt-Izrael duke vrarë 16 roje.

Autoritetet izraelite thanë se sulmuesit, në dy vetura, tentuan që pas sulmit të hyjnë në territorin izraelit.

Njëra nga veturat, sipas të gjitha gjasave, shpërtheu në pikëkalimin kufitar, ndërsa tjetra u shkatërrua nga ajri.

Pas një takimi urgjent që zhvilloi me zyrtarët ushtarak dhe ata për çështje të sigurisë, presidenti egjiptian Morsi i tha televizionit shtetëror se është dhënë urdhëri për arrestimin e atyre që zbatuan sulmin.

Një zyrtar i lartë i sigurisë në Egjipt citohet të ketë thënë se personat e armatosur ishin “xhihadistë” që kishin depërtuar tek vendi i ngjarjes nga Rripi i Gazës.
XS
SM
MD
LG