Ndërlidhjet

Shënohet 67 vjetori i sulmeve Hiroshima-Nagasaki


Të mbijeuarit përkujtojnë viktimat e sulmit në Hiroshima

Të mbijeuarit përkujtojnë viktimat e sulmit në Hiroshima

Qyteti japonez, Hiroshima, shënoi sot përvjetorin e 67-të të sulmit të parë atomik në botë.

Dhjetëra-mijëra njerëz, përfshirë të mbijetuariut, të afërmit e viktimave, zyrtarët dhe delegatët ndërkombëtarë, u mblodhën në Parkun Paqësor Memorial të Hiroshimas-afër epiqendrës së sulmit të 6 gushtit 1945 për t’i kujtuar rreth 140 mijë viktimat e shpërthimit.

Një shpërthim i dytë atomik, i cili pat ndodhur atëkohë dy ditë më pas në Nagasaki, pat lënë të vrarë dhjetëra mijëra njerëz të tjerë duke e detyruar Japoninë të dorëzohet para aleatëve të Luftës së Dytë Botërore.

Kryetari i Hiroshimas, Kazumi Matsui, tha se Japonia duhet të udhëheqë përpjekjet për çarmatim bërthamor.

Ai madje theksoi se incidenti bërthamor i vitit të kaluar në Fukushima ka vënë në dukje rrezikun e teknologjisë bërthamore edhe nëse ajo përdoret për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG