Ndërlidhjet

Monti: Evropa para “dorëzimit psikologjik”


Kryeministri italian, Mario Monti

Kryeministri italian, Mario Monti

Kryeministri italian, Mario Monti, tërhoqi vërejtjen për një “dorëzim psikologjik” të Evropës që duhet të parandalohet.

Monti i tha revistës gjermane “Der Spiegel” të dielën se kriza në Eurozonë po fyen kombe të caktuara, gjë që mund të çojë në shpërbërjen e Bashkimit Evropian.

Në ndërkohë, inspektorët e trojkës financiare: Komisonit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar u larguan nga Athina pas disa ditësh të bisedimeve me koalicionin e ri qeveritar.

Kryenegociuesi i FMN-së, Poll Tomsën, tha se është bërë “progres i mirë” gjatë negociatave, të cilat pritet të vazhdojnë në shtator.

Qeveria greke theksoi nevojën për marrjen e pjesës së radhës të paktës ndihmëse financiare në mënyrë që të mund t'i paguajë borxhet dhe faturat e saja.

Greqia është zotuar se do të kursejë 11.5 miliardë euro të tjera për ta marrë pjesën e radhës së paktës ndihmëse.
XS
SM
MD
LG