Ndërlidhjet

logo-print

Sërish sulm me armë zjarri në SHBA


Pamje e vendit të ngjarjes gjatë sulmit në Ouk Kirk

Pamje e vendit të ngjarjes gjatë sulmit në Ouk Kirk

Një person i armatosur vrau të dielën gjashtë persona në një tempull fetar në Viskonsin të Shteteve të Bashkuara.

Vrasja ndodhi kur disa dhjetëra njerëz po mbidheshin për t’i kryer ritualet javore fetare në tempullin në Ouk Krik.

Autoritetet thanë se sulmuesi “ia zuri pritën” një polici, të cilin e qëlloi disa herë para arritjes së një polici tjetër, i cili më pas ktheu të shtënat duke e lënë të vrarë sulmuesin.

Polici ishte në mesin e tre personave të plagosur gjatë këtij incidenti.

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha se është “thellësisht i pikëlluar” për shkak të incidentit, i cili vjen vetëm dy javë pas një sulmi me armë zjarri në Aurora të Kolorados ku u vranë 12 persona.
XS
SM
MD
LG