Ndërlidhjet

logo-print

Irani ri-inskenon vrasjet e shkencëtarëve


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Televizioni shtetëror në Iran transmetoi rrëfimet për pranimin e fajit nga më shumë se dhjetë të dyshuarve në lidhje me vrasjen e pesë shkencëtarëve bërthamorë që nga viti 2010.

Transmetimi i së hënës tregoi se si disa nga të dyshuarit po ri-inskenonin sulmet në pjesë të ndryshme të Teheranit. Televizioni tregoi një objekt, për të cilin thoshte se është një kamp jashtë Tel Avivit në Izrael, ku të dyshuarit kanë mbajtur trajnime për vënien e bombave në vetura dhe metoda të tjera.

Irani ka akuzar shërbimet sekrete të Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe për vrasjen e shkencëtarëve në fjalë-akuza që janë hedhur poshtë nga Uashingoni dhe Londra.
XS
SM
MD
LG