Ndërlidhjet

NATO vret liderin e Hakanit


Aeroplan i NATO-s

Aeroplan i NATO-s

Forcat e NATO-s thanë se kanë vrarë liderin e grupit Hakani gjatë një sulmi nga ajri në lindje të Afganistanit.

Koalicioni ushtarak ndërkombëtar tha se Sher Mohamad Hakimi është vrarë të dielën në provincën Logar.

Shefi i policisë së kësaj province, Raeis Kan Rahimzai, tha se Hakami ishte i ulur nën një pemë me disa bashkëpunëtorë në momentin e vrasjes.

NATO-ja njoftoi se katër persona të tjerë janë vrarë gjatë sulmit.

Rahimzai tha se Hakami njihej për rolin që ka pasur në organizimin e sulmeve me bomba nëpër rrugë dhe për trajnimin e sulmuesve.
XS
SM
MD
LG