Ndërlidhjet

Hetimi i SHIK-ut, duhen edhe 13 nënshkrime


Parlamenti i Kosovës

Parlamenti i Kosovës

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për intelgijencë, Florin Krasniqi, në një letër sqaruese ka bërë me dije deri më sot janë mbledhur 27 nënshkrime për të ngritur një komision për hetimin e aktiviteteve të SHIK-ut, shërbim i fshehtë informativ, që shihet si i afërt me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në qershor të vitit 2008, shefi i këtij shërbimi, Kadri Veseli, kishe shpallur përfundimin e aktiviteteve të këtij mekanizmi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka nënvizuar se komisioni hetimor parlamentar nuk sjell drejtësinë, sepse nuk është gjyq dhe as nuk e zëvendëson prokurorinë dhe gjyqësinë, por gjithsesi mund t’i ndihmojë shumë ato.

“Pas mbledhjes së 40 nënshkrimeve, Komisioni hetimor parlamentar për ShIK-un, për gjashtë muaj rresht do të mund të zhvillonte hetime lidhur me këtë organizatë: prej shqyrtimit të dokumentacionit e materialeve të ndryshme, e deri tek intervistimi i njerëzve. Qëndrimet se Komisioni hetimor parlamentar synon ta zëvendësojë drejtësinë e gjyqësisë, vetëm sa zbulojnë bindjen që drejtësia e gjyqësisë, në të vërtetë, nuk ekziston dhe as që është e mundur tash për tash për këtë rast”, ka theksuar Krasniqi.

Ai ka hedhur dyshime mbi funskionomin e drejtësisë në sistemin kosovar gjyqësor, ndersa ka theksuar se “shumica dërmuese e partive politike, administrata shtetërore dhe ndërmarrjet publike në Kosovë, janë të kolonizuara nga agjentët e SHIK-ut të PDK-së, njësoj edhe policia, prokuroria e gjyqësia kanë përplot elemente të tilla agjenturore që e mbajnë politikën mbi ligjin”.

Formimin e komisionit hetimor ai e ka aryestuar me ligjet e rregulloret në fuqi, ndërsa ka sjellur shembuj se komisione të tilla ngriten edhe në SHBA.

“Janë me qindra raste të komisioneve hetimore parlamentare dhe të dëgjimeve publike në Kongresin amerikan. Prej zyrtarëve të ndryshëm shtetërorë e deri te korporatat e fuqishme janë hetuar nga Kongresi prej se ekziston ai. Kjo kurrë nuk është konsideruar si përzierje në punët e sistemit të drejtësisë por si kontribut i domosdoshëm për demokracinë dhe llogaridhënien, e rrjedhimisht edhe për gjyqësinë e drejtësinë”, ka thënë në letrën e tij sqaruese, Florin Krasniqi.
XS
SM
MD
LG