Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Kryeministri dezerton, u bashkohet kryengritësve

  • RFE /RL

Rijad Hixhab dhe Bashar al Asad

Rijad Hixhab dhe Bashar al Asad

Televizioni shtetëror i Sirisë tha se është shkarkuar kryeministri i vendit, pas raporteve se Rijad Hixhab ka dezertuar në Jordani.

Burime jozyrtare jordaneze kanë konfirmuar se Hixhab ka ikur bashkë me familjen e tij.
Hixhab, ish ministër i bujqësisë, është emëruar kryeministër më 23 qershor.

Ai konsiderohet një nga dezertuesit e nivelit më të lartë deri tani.

Hixhab është ministri i parë i kabinetit që dezerton, duke nënvizuar aksionet e regjimit të Bashar Al Asadit, si arsye që e kanë çuar të ndërmarrë këtë hap.

Muhamed al-Otri, një zëdhënës për Hixhabin, i tha televizionit Al-Jazeera se ish ministri iu ka bashkuar kryengritësve për të kundërshtuar “gjenocidin”.

Unë shpalli sot dezertimin nga regjimi vrasës dhe terrorist, dhe shpalli se i bashkohem radhëve të revolucionit për liri dhe dinjitet. Nga sot njoftoj se jam ushtar i këtij revolucioni të bekuar”, ka lexuar deklaratën e kryeministrit Al-Otri.

Hixhab ka thënë se dezertimi i tij vjen në kohën kur në Siri po ndodhin “krime lufte, gjenocid, vrasje barbare dhe masakra kundër qytetarëve të paarmatosur”.

Al-Otri tha se kryeministri ka gjetur “strehë të sigurt” bashkë me familjen e tij dhe se dezertimi është organizuar nga Armata e Lirë Siriane.

Lideri i opozitës i Këshillir Kombëtar Sirian Abdel Baset Saida tha se dezertimi i Hixhabit tregon se regjimi i presidentit Bashar al-Asad po “shpërbëhet”.

Saida i tha AFP-së se e “mirëpresim dezertimin e Riad Hixhabit dhe të civilëve dhe zyrtarëve të tjerë ushtarakë”.

Lajmi për dezertimin erdhi, derisa një bombë ka goditur katin e tretë të ndërtesës së televizionit shtetëror në Damask duke shkatërruar disa zyra dhe plagosur të paktën tre punonjës, ka bërë me dije vetë televizioni shtetëror.

Ministri për Informim Omran al-Zoubi ka fajësuar mediat e huaja për nxitjen e sulmeve kundër mediave shtetërore siriane.

Fajtorët, në aspektin politik, gjenden në Doha, në Tel Aviv, Ankara e Riad. Ata e dinë kush janë. Ata e dinë që kanë lëshuar urdhra në takimin në Doha të ministrave të jashtëm arabë. Ata kanë folur për mbylljen e zërit të mediave siriane. Ky urdhër është zbatuar më shumë se në një fazë”, ka thënë al-Zoubi.

Shpërthimi është i fundit në Damask, në atë që duket të jetë një valë e sulmeve vetëvrasëse dhe shpërthimeve tjera në muajt e fundit derisa lufta civile në vend ka eskaluar dhe kryengritësit janë forcuar në taktikat e tyre.

Ndërkohë, raportet flasin se regjimi sirian ka granatuar disa zona në qytetin verior të Alepos në mëngjesin e së hënës, ndërsa të shtëna janë dëgjuar në lagjet tjera të qytetit më të madh në Siri.(a.i.)
XS
SM
MD
LG