Ndërlidhjet

Rriten aksionet amerikane


Ilustrim
Ilustrim
Aksionet amerikane janë hapur me rritje të hënën, duke ruajtur këtë ritëm që nga e premtja në mes të raporteve për punësimin dhe shqetësimeve mbi krizën e borxheve në euroznë.
Rritje kanë shënuar Doë Jones Industrial Average dhe Nasdaq.

“Investitorët po kërkojnë të shtojën fitimet e së premtes, me gjithë komentet dekurajuese nga Evropa. Kryeministri italian Mario Monti paralajmëroi se euro mund të përballen me një thyerje nëse nuk vendoset urgjentisht në uljen e kostove të huamarrjes në rajon,”, citoi AFP analistët e “Wells Fargo Advisors”.

Kryeministri italian, Mario Monti, tërhoqi vërejtjen për një “dorëzim psikologjik” të Evropës që duhet të parandalohet.

Monti i tha revistës gjermane “Der Spiegel” të dielën se kriza në Eurozonë po fyen kombe të caktuara, gjë që mund të çojë në shpërbërjen e Bashkimit Evropian.

Në ndërkohë, inspektorët e trojkës financiare: Komisonit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar u larguan nga Athina pas disa ditësh të bisedimeve me koalicionin e ri qeveritar.

Kryenegociuesi i FMN-së, Poll Tomsën, tha se është bërë “progres i mirë” gjatë negociatave, të cilat pritet të vazhdojnë në shtator.
XS
SM
MD
LG