Ndërlidhjet

Mbi 50 të vrarë në përleshjet në Somali


Somali, foto nga arkivi
Somali, foto nga arkivi
Të paktën 50 kryengritës të grupti radikal islamik al-Shabab si dhe katër civilë janë vrarë në përleshjet e së hënës në Somalinë jug-perëndimore”, i ka thënë ish kryetari i parlamentit, agjencisë së lajmeve DPA.

Kryengritësit u vranë në një betejë pesë-orëshe me forcat etiopiane dhe somaleze rreth qytetit Hudu, ka thënë Sheik Aden Mohamed.

Një zëdhënës i grupit al-Shabab tha se ka të vdekur edhe në mesin e trupave etiopiane.

“Ne kemi vrarë shumë ushtarë etiopianë dhe trupat nga e ashtuquajtura qeveria e Somalisë,” ka thënë një anëtar i al-Shabab në një uebfaqe të kryenrgritësve.
XS
SM
MD
LG