Ndërlidhjet

Grozni: 4 të vdekur nga shpërthimi


Grozni, 6 gusht, 2012

Grozni, 6 gusht, 2012

Shpërthimi që goditi një automjet ushtarak në kryeqytetin e Republikës së Çeçenisë, Groznin, thuhet se ka shkaktuar viktima.

Incidenti ka ndodhur të hënën në distriktin Oktyabr.

Raportet e para sugjerojnë se boma është shpërthyer nga dy sulmues vetëvrasës.

Më herët është raportuar se të paktën katër njerëz janë vrarë në sulm.

Nuk dihet numri i saktë i të plagosurve.

Autoritetet thonë se në mesin e të plagosurve ka civilë. Policia po i zhvillon hetimet.
XS
SM
MD
LG