Ndërlidhjet

logo-print

Nish: Konfirmohen dënimet për vrasjen e shqiptarëve


Ilustrim

Ilustrim

Dy oficerë dhe dy ushtarë të ish Armatës Jugosllave janë shpallur fajtorë për vrasjen e dy civilëve shqiptarë në fshatin Kuzhnin në Kosovë në vitin 1999, në procesin e përsëritur gjyqësor ndaj tyre në Nish, transmeton deklaratën Fondit për të Drejtën Humanitare, agjencia kroate e lajmeve, HINA.

Të premten e kaluar, gjykata e lartë në Nish ka lënë në fuqi verdiktin e ish Gjykatës Supreme Ushtarake të 22 marsit të vitit 2003.

I pandehuri Zlatan Mançiq është dënuar me 14 vjet brug, Rade Radojeviq me nëntë vjet,
Danilo Teshiq me shtatë dhe Mishel Seregin me pesë vjet burg.

Të dënuarit nuk ishin të pranishëm me rastin e shpalljes së vendimit.

Gjatë procesit që filloi më 16 shtator të vitit 2002, ushtarët Teshiq and Seregi pranuan se i kanë vrarë dy shqiptarë në muajin prill me urdhër të eprorëve të tyrë Mançiq dhe Radojeviq.
XS
SM
MD
LG