Ndërlidhjet

Tiranë: Dështon votimi për heqjen e imunitetit


Parlamenti i Shqipërisë
Parlamenti i Shqipërisë
Në Kuvendin e Shqipërisë ka dështuar votimi për heqjen e imunitetit.

Partia në pushtete dhe opozita kanë pasur dallime në lidhje me këtë çështje.

Opozita ka thënë se “6 gushti është një datë e përcaktuar në mënyrë arbitrare nga shumica” dhe ka këmbëngulur që votimi për imunitetin të kryhet në muajin shtator, së bashku me një paketë tjetër ndryshimesh kushtetuese që lidhen me sistemin e Drejtësisë.

Këtë qëndrim të opozitës mazhoranca e ka cilësuar bllokues për Shqipërinë që në vjeshtë pritet të marrë statusin e vendit kandidatit në BE.

Pas dështimit të votimit, kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar mbajtjen e një referendumi popullor për këtë çështje.

“Nesër do t’i drejtohemi popullit për një referendum qytetar për heqjen e imunitetit. Do të jetë një votim plebishitar për shembjen e murit të turpit”, ka deklaruar Berisha.
XS
SM
MD
LG