Ndërlidhjet

logo-print

Hania: Izraeli parapa sulmeve në kufirin me Egjiptin


Kufiri i Egjipitit me Rripin e gazës

Kufiri i Egjipitit me Rripin e gazës

Lideri i Hamasit në Rripin e Gazës, Ismail Hania, akuzoi Izraelin se e ka kryer sulmin e fundjavës në kufirin me Egjiptin, në të cilin mbetën të vrarë 16 kufitarë.

"Izraeli është përgjegjës në njërën apo tjterën formë, me qëllim që me këtë sulm ta vë në siklet udhëheqjene e Egjpitit dhe të krijojë probleme ne kufi në përpjekje për të shkatërruar përpjekjet për dhënien fund të rrethimit të Rripit të Gazës", ka thënë Hania.

Më herët, Izraeli ka kërkuar Egjiptit që ta forcojë kontrollin mbi rajonin e Sinait pas një sulmi vdekjeprurës në kufi, që la të vrarë 15 ushtarë egjiptianë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Ehud Barak tha se sulmi, gjatë të cilit sulmuesit kaluan në Izrael me një automjet të blinduar të konfiskuar nga kufitarët egjiptianë, duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi” për Kajron.

Forcat izrealite thanë se i kanë vrarë tetë sulmuesit. Shteti hebraik është ankuar vazhdimisht për sigurinë e dobët në Sinai pas rrëzimit të presidentit të Egjipiti Hosni Mubarak në vitin e kaluar.

Presidenti egjiptian Muhamed Morsi është zotuar se do të rivendosë ”kontroll të plotë” në Sinai.
XS
SM
MD
LG