Ndërlidhjet

Greqia arreston rreth 1600 emigrantë


Emigrantë në Greqi
Emigrantë në Greqi
Një operacion i gjerë i policisë gjatë fundjavës në Athinë ka çuar në arrestimin e rreth 1600 emigrantëve pa dokumente kanë thënë zyrtarët, derisa një ministër ka deklaruar se “invazioni i emigrantëve” ka kërcënuar Greqinë e zhytur në borxhe.

Sipas të dhënave të publikuara të hënën, më shumë se 6 mijë njerëz janë marrë në pyetje gjatë aksionit.

Një numër prej 1595 personash janë arrestuar dhe përballen me dëbim, njofton AFP.

E vendosur në juglindje të Bashkimit Evropian, Greqia është pika kryesore e migrantëve nga Azia ose Afrika që hyjnë ilegalisht në bllokun 27 anëtarësh.
XS
SM
MD
LG