Ndërlidhjet

logo-print

Ernesto mund të shndërrohet në uragan


Pamje staelitore te stuhise tropikale

Pamje staelitore te stuhise tropikale

Stuhia tropikale Ernesto pritet të shndërrohet në uragan sipas Qendrës Kombëtare Amerikane për Uraganët me seli në Majami.

DPA njofton se Ernesto është lokalizuar 305 kilometra në lidnje të Kabo Gracias a Dios në kufirin mes Nikaraguas dhe Hondurasit.

Stuhia është përcjellë me erëra që shkonin në 100 kilometra në orë.

Ernesto pritej të kalojë në veri dhe në brigjet e Hondurasit të hënën në mbrëmje dhe të martën.

Sezona e uraganëve në Atlantik ka nisur më 1 qershor dhe pritet të përfundojë më 30 nëntor.
XS
SM
MD
LG