Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi i talibanëve – tetë civilë të vrarë


Municioni i konfiskuar nga talibanët pas një beteje në Kabul

Municioni i konfiskuar nga talibanët pas një beteje në Kabul

Zyrtarët në Kabul thonë se nga sulmi i teledirigjuar me bombë, talibanët kanë vrarë tetë civilë dhe plagosur shtatë të tjerë, sot në mëngjes.

Vasiullah Mihail, zëdhënës i guvernatorit të Kabulit, i tha Radios Evropa e Lirë, se cak i këtij sulmi ishte autobusi me ushtarë të Armatës Kombëtare Afgane.

Por, nga shpërthimi u qëllua një minibus përplotë me civilë, që ishte prapa autobusit.

Të gjithë të vrarët shkonin në punë në pjesën perëndimore të Kabulit.

Forcat e sigurisë e kanë arrestuar një person në këtë hapësirë, që e kishte pajisjen, me të cilën mendohet se ishte aktivizuar bomba.

Këtë person policia e ka përshkruar si pjesëtar të talibanëve.
XS
SM
MD
LG