Ndërlidhjet

SHBA: Largimi i kryeministrit sirian, shenjë e shkatërrimit


Riad Hixhab
Riad Hixhab
Shtetet e Bashkuara thanë se largimi i planifikuar me kujdes i kryeministrit të Sirisë, Riad Hixhab, në Jordani, me familjen e tij të gjërë, tregon se regjimi i presidentiti Bashar al-Asad ka filluar të shkatërrohet.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, tha se “regjimi i Asadit po shkatërrohet nga brenda” dhe ka parashikuar se ditët e tij janë të numëruara.

Një ndihmës i zotit Hixhab, që u largua së bashku me të, ka thënë se ai e kishte pëgatitur për një kohë të gjatë ikjen e tij, pasi para dy muajsh, Asadi i kishte thënë se duhet ta pranoj postin e kryeministrit ose “do të jetë i vrarë”.
XS
SM
MD
LG