Ndërlidhjet

Londër: Kina dhe SHBA prijnë me medalje olimpike


Sportisët e Kinës dhe të Shteteve të Bashkuara vazhdojnë ta kryesojnë tabelën e fituesve me më së shumti medalje në Lojërat Olimpike Verore, Londra 2012.

Kina deri tash ka fituar 64 medalje, 31 të arta, 19 të argjendta dhe 14 të bronxta, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë fituar gjithsej 63 medalje, 29 të arta, 15 të argjendta dhe 19 të bronxta.

Mëtutje, me më së shumti medalje të arta radhitet Britania, sportistët e së cilës kanë fituar 18 medalje të arta, pastaj klasifikohen Koreja Jugore me 11 medalje të arta, Franca me 8 të arta, Rusia me 7 medalje të arta, e kështu me radhë.

Në garat e sotme, që është dita e 11-të në Olimpiadë, do të shpërndahen 21 medalje.
XS
SM
MD
LG