Ndërlidhjet

Turqi, Iran: Ministrat e jashtëm bisedojnë për Sirinë


Një karvan i ushtrisë turke që është nisur për në kufi me Sirinë
Një karvan i ushtrisë turke që është nisur për në kufi me Sirinë
Ministri i jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, udhëton për në Turqi për të diskutuar për konfliktin në Siri dhe për çështjen e rrëmbimit të disa iranianëve në këtë vend.

Ambasada iraniane tha se zoti Salehi do të takohet me ministrin e jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutogllu, në Ankara.

Kryengritësit sirianë, që po luftojnë kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, i kanë rrëmbyer 48 iranianë afër Damaskut, ditën e shtunë.

Një zëdhënës i kryengritësve tha se tre nga iranianët e rrëmbyer ishin vrarë nga sulmet ajrore të qeverisë.

Autoritetet e Iranit thonë se personat e rrëmbyer janë pelegrinë, që e vizitonin një tempull shiit, por kryengritësit kanë thënë se ata ishin pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit, në një “mision të zbulimit” në Siri.

Salehi ka kërkuar ndihmë nga kolgu turk dhe ai i Katarit për lirimin e të zënëve në Siri.

Irani është aleat i afërt i Sirisë, ndërsa Turqia është njëra nga vendet që më së shumti e kritikon qeverinë e Asadit.
XS
SM
MD
LG