Ndërlidhjet

logo-print

Stefanoviq: Platformë për vazhdimin e dialogut


Nebojsha Stefanoviq

Nebojsha Stefanoviq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, pret që Parlamenti, së shpejti, të krijojë një platformë për vazhdimin e bisedimeve me Kosovën.

Kuvendi, sipas tij, do të marrë parasysh të gjitha marrëveshjet e arritura tashmë në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Është e rëndësishme që Kuvendi të deklarojë se cila do të jetë tema e diskutimeve, se çfarë është ajo që do të bëjnë negociatorët dhe natyrisht të jetë i informuar për çdo fazë të bisedimeve”, ka thënë Stefanoviq, transmetojnë mediat serbe.

I pyetur se kur pret të nisë diskutimi për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Stefanoviq ka thënë se një gjë e tillë do të ndodhë shpejt si përgatitje për vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën, të cilat po ashtu “do të pasojnë së shpejti”.

Bisedimet Prishtinë-Beograd është thënë se do të vazhdojnë pas formimit të Qeverisë së re të Serbisë.

Kuvendi serb ka zgjedhur qeverinë më 27 korrik.
XS
SM
MD
LG