Ndërlidhjet

Prokurori kërkon 3 vjet burgim për anëtaret e “Pussy Riot”


Pussy Riot
Pussy Riot
Prokurori në rastin e tri anëtarëve të grupit “Pussy Riot” ka kërkuar nga gjykatësi që të pandehurat të dënohen me tre vjet burgim për shkak të huliganizmit.

Sipas prokurorit, fajësia e Nadezhda Tolokonikovas, Maria Aliokhinas dhe Jekaterina Samutseviçit është “vërtetuar” dhe ato “duhet të ndëshkohen në përputhje me rrethanat”.

Tri femrat janë arrestuar në muajin mars pas organizimit të një performance në Kishën Shpëtimtari Krisht të Moskës, me të cilin kanë denoncuar sundimin e presidentit Vladimir Putin.

Ata janë akuzuar për huliganizëm dhe fyerje të ndjenjave të të krishterëve ortodoksë.

Të martën, në një gjykatë të Moskës kanë nisur seancat dëgjimore për argumentet e të pandehurave dhe të prokurorit.

Ylli i popit në SHBA, Madona, e cila është duke organizuar një koncert në Moskë, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të mos burgosin vajzat.
XS
SM
MD
LG