Ndërlidhjet

Jep dorëheqje ministri afgan i Mbrojtjes


Abdul Rahim Vardak

Abdul Rahim Vardak

Ministri afgan i Mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak, ka thënë dorëheqje. Ai ka humbur nga vota e mosbesimit, javën e kaluar në Parlament, për shkak të, siç është thënë, trajtimit të çështjeve të sigurisë.

“Bazuar në vendimin e parlamentit, i cili është organi më i lartë legjislativ në vend, dhe me lejen e pallatit presidencial, jap dorëheqje nga pozita e ministrit të Mbrojtjes së Afganistanit”, ka thënë Vardak.

Të shtunën, Parlamenti afgan ka votuar për largimin e Vardakut dhe të ministrit të Brendshëm, Bismillah Mohamadi.

Presidenti Hamid Karzai ka pranuar shkarkimet, të cilat kanë pasuar vrasjet e fundit të zyrtarëve nga ana e kryengritësve, ashtu si edhe incidentet ndërkufitare, për të cilat fajësohet Pakistani.
XS
SM
MD
LG