Ndërlidhjet

Azerbajxhani mbyll ambasadën në Siri


Alepo, Siri

Alepo, Siri

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit ka njoftuar të martën se ambasada e këtij vendi ka pezulluar funksionet e saj në Siri, për shkaqe të sigurisë.

Sipas ministrisë, 60 qytetarë të Azerbajxhanit, ashtu si edhe ambasadori azerbajxhanas dhe personeli tjetër i ambasadës, janë larguar nga Siria.

Zyrtarët e ministrisë po ashtu kanë shfaqur shpresën se situata në Siri do të stabilizohet në të ardhmen e afërt dhe se ambasada mund të rinisë funksionimin në Damask.

Në Siri vazhdojnë luftime të ashpra ndërmjet trupave qeveritare dhe kryengritësve rebelë, që duan largimin e presidentit Bashar al-Asad nga pushteti.
XS
SM
MD
LG