Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: “Curiosity” dërgoi pamje

  • RFE /RL



Roboti i agjencisë amerikane të gjithësisë, NASA, ka transmetuar një video me rezolucion të dobët, në të cilën shihen 150 sekondat e fundit të uljes nëpër atmosferën e Marsit.

Derisa kjo video shfaqej në një ekran të madh, shkencëtarët dhe inxhinierët e NASA-s në Kaliforni brohorisnin me entuziazëm.

Videoja fillloi me largimin e mburojës për mbrojtje nga nxehja dhe përfundoi me pluhurin e ngritur derisa roboti u ul i mbajtur nga kabllot në një krater të vjetër.

Shkencëtari i NASA-s, Majkël Malin, tha se kjo ishte një ulje “elegante”.

Roboti “Curiosity” do t’i kalojë disa kontrolle, që mund të zgjasin me javë të tera, para se ta fillojë misionin në sipërfaqe, duke mbledhur gurë dhe mostra të sipërfaqes, me të cilat do të përcaktohet nëse Marsi ndonjëherë ka pasur kushte për mbështejten e jetës së organizmave mikroskopikë. (f.b.)
XS
SM
MD
LG