Ndërlidhjet

logo-print

Italiania - gruaja e parë me 8 pjesëmarrje në olimpiadë


Londra 2012

Londra 2012

Përfaqësuesja e Italisë në kajak, Jozefa Idem, është bërë sot gruaja e parë, e cila në Lojërat Olimpike ka marrë pjesë tetë herë.

Lojërat e para për 47-vjeçaren kanë qenë në Llos Angjelles më 1984, në të cilat ka marrë medaljen e bronztë.

Çmim të njëjtë ka fituar edhe në Atlantë më 1996.

Në vitin 2000, në Sidnej, ka rrëmbyer medaljene e artë, ndërsa në Athinë më 2004 dhe në Pekin më 2008 atë të argjendtën.

Idem ka lindur në Gjermani, ndërsa më 1992 është bërë shtetase italiane.

Në Olimpiadën e Londrës, ajo garon në disiplinën përkatëse në 500 metra.
XS
SM
MD
LG