Ndërlidhjet

Grupi për të drejtat e njeriut “Tibeti i Lirë” ka bërë të ditur se një grua 26-vjeçare ka humbur jetën pasi është vetëdjegur në provincën Gansu të Kinës.

Grupi me seli në Londër ka thënë se Dolkar Ki i ka vënë vetes flakën në qytetin Tso, në një zonë që ka rëndësi të madhe fetare për murgjit tibetianë.

Incidenti pason vetëdjegjen e një tjetër tibertiani të hënën, i cili raportohet të jetë gjallë.

Këto janë të fundit në vazhdën e më shumë se 40 incidenteve të ngjashme.

Mbështetësit thonë se ata protestojnë kundër sundimit të rëndë të Pekinit në rajonet tibetiane.

Kina ka fajësuar Dalai Lamën për nxitjen e vetëdjegjeve, çfarë hidhet poshtë nga lideri shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama, i cili jeton në mërgim.
XS
SM
MD
LG