Ndërlidhjet

Në janar 2013, vendim i ri për qeset e plastikës


Prishtinë, 7 gusht 2012.
Prishtinë, 7 gusht 2012.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Dardan Gashi, ka takuar sot drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, dhe udhëheqësin e kompanisë "Viva Fresh", Ylber Kuraja.

Siç bën të ditur MPH, përfaqësuesit e OEA-së kanë shprehur gatishmërinë e tyre për përkrahjen e një udhëzimi ligjor nga Ministria e Mjedisit, përmes të cilit pagesa e qeseve të plastikës do të bëhej e detyrueshme për të gjitha bizneset.

"Ky shqetësim i OEA vjen për arsye se vendimi për vendosjen e akcizës nga ana e Ministrisë së Financave nuk e bën kategorizimin e qeseve të cilat hyjnë në Kosovë dhe nuk parasheh akcizë për lëndën e parë për prodhimin e qeseve në vend. Sipas tyre, kjo 'paqartësi' ligjore ka hapur dyert për rrugë alternative të pajisjes së bizneseve të vogla me qese të plastikës, duke mos i faturuar ato", thuhet në deklaratën e MPH-së.

Ministri Gashi ka siguruar se kjo masë e marrë nga Ministria e Financave është e përkohshme dhe se do të rishqyrtohet në janar të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG