Ndërlidhjet

logo-print

Hapjen e LO e kanë përcjellë 900 milionë njerëz


Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike (LO) në Londër.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike (LO) në Londër.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka njoftuar sot se, në bazë të vlerësimeve, hapjen e Olimpiadës në Londër përmes televizionit e kanë ndjekur rreth 900 milionë njerëz.

Drejtori i marketingut pranë KON-it, Timo Lume, ka thënë se rreth 80 nga gjithsej 200 televizione kombëtare kanë publikuar shifrat e shikueshmërisë.

Lume ka deklaruar se fitorja e rekorderit botëror, Jusein Bolt, në garën 100 metra, e cila është mbajtur të dielën, ka të ngjarë të ketë qenë ngjarja më e shikuar televizive në Olimpiadën e Londrës.

Televizioni kombëtar britanik BBC ka njoftuar se ceremoninë e kanë ndjekur rreth 27 milionë njerëz – shifër kjo më e madhe se ajo e shikuesve që kanë përcjellë martesën e princit britanik, Uilliam, me Kejt Midëllton.

Lojërat Olimpike në Londër kanë nisur më 27 korrik dhe do të zgjasin deri më 12 gusht.
XS
SM
MD
LG