Ndërlidhjet

logo-print

Ish-roja e Kuçmas rrezikon të ekstradohet në Ukrainë


Mikola Melniçenko

Mikola Melniçenko

Drejtësia italiane do të vendosë brenda dhjetë ditësh nëse ish-shefi i rojës së presidentit të Ukrainës do të ekstradohet në Kiev.

Mikola Melniçenko është arrestuar më 3 gusht në Napoli, bazuar në një urdhër-arrest të Interpolit. Ai po kthehej nga Shtetet e Bashkuara, ku ka siguruar azilin politik shtatë vjet më parë.

Më 1998-2000, Melniçenko dyshohet se ka regjistruar bisedat në zyrën e presidentit të atëhershëm të Ukrainës, Leonid Kuçma, dhe i ka bërë ato publike më 2000, duke prekur në mënyrë dramtike politikën e brendshme dhe të jashtme të Ukrainës.

Incizimet kanë zbuluar përfshirjen e mundshme të Kuçmas në vrasjen e gazetarit Heorhi Gongazde më 2000.

Avokati i Melniçenkos ka thënë se gjykata në Napoli e ka marrë në shqyrtim kërkesën e Melniçenkos që të mos ekstradohet në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG