Ndërlidhjet

logo-print
Agjencia e Vlerësimit "Standard and Poor's" ka ulur rejtingun e Serbisë në -BB.

S&P ka thënë se Qeveria e re serbe ka dështuar të miratojë masa të shpejta që do të rivendosnin stabilitetin fiskal dhe do të rrisnin besimin në politikën monetare.

Kjo përkeqëson presionet ekzistuese, si të jashtme ashtu edhe të brendshme, në ekonominë serbe, thuhet në komunikatën e S&P.

E njëjta thekson se ndryshimi i Ligjit për Bankën Popullore të Serbisë do të dobësojë pavarësinë e bankës qendrore dhe mund të çojë te politizimi i politikës monetare.

Ligji i miratuar të shtunën, krijon një trup të fuqishëm mbikëqyrës, të emëruar nga Parlamenti, që të përfaqësohet në bordin ekzekutiv të bankës, ndërsa Kuvendit i jep përgjegjësi për emërimin e menaxhmentit kryesor.

Ndryshe, dinari i Serbisë ka rënë në nivelin rekord kundrejt euros.
XS
SM
MD
LG