Ndërlidhjet

Asadi rishfaqet në televizion


Damask, 7 gusht 2012.
Damask, 7 gusht 2012.
Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, është shfaqur në televizion, për herë të parë në më shumë se dy javë.

Televizioni shtetëror ka treguar Asadin në takim me të dërguarin e Iranit, Saed Xhalili, ndihmës i liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamnej.

Asad i ka thënë Xhalilit se forcat siriane duan “të pastrojnë vendin nga terroristët”.

Xhalili është përgjigjur duke thënë se Teherani do të vazhdojë mbështetjen për Asadin dhe qeverinë e tij.

“Ajo çfarë po ndodh në Siri nuk është një çështje e brendshme, por një konflikt midis boshtit të rezistencës në njërën anë dhe armiqve rajonalë e globalë të këtij boshti në anën tjetër”, ka thënë Xhalili.

Asadi nuk është shfaqur në televizion që nga 22 korriku, kur ka zgjedhur komandant të ri të forcave të armatosura, disa ditë pas vrasjes së paraardhësit të tij.
XS
SM
MD
LG