Ndërlidhjet

logo-print

Planifikimi i tranzicionit në Siri - “çështje urgjente”


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se dezertimi i kryeministrit sirian dhe i zyrtarëve të tjerë të lartë nga regjimi, tregon se planifikimi i ditëve pas rrëzimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, po bëhet gjithnjë e më shumë urgjent.

“Intensifikimi i luftimeve në Alepo, dezertimet, nxjerrin në pah se sa e domosdoshme është që të mblidhemi së bashku dhe të punojmë drejt një plani të mirë të tranzicionit”, ka thënë Klinton, gjatë vizitës në Afrikën e Jugut.

Sipas saj, opozita siriane është gjithnjë e më efikase dhe më mirë e armatosur, porse luftimet e ashpra “kanë çuar në nevoja të rënda humanitare të atyre që vuajnë në Siri dhe të atyre që janë larguar”.

Kryeministri i Sirisë, Rjad Hixhab, është larguar të hënën për në Turqi dhe ai është i fundit në vazhdën e largimit të zyrtarëve të lartë nga regjimi i Asadit.
XS
SM
MD
LG