Ndërlidhjet

Zarif mbështet përfshirjen e OKB-së në bisedime


Farid Zarif

Farid Zarif

Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, ka mbështetur nismën e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, për përfshirjen aktive të Kombeve të Bashkuara në bisedimet e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë takimit me Nikolliqin në Beograd, Zarif ka theksuar nevojën që negociatat në fjalë të ngrihen në nivel më të lartë.

Siç raportojnë mediat serbe, Nikolliq ka thënë se “problemet me Kosovën duhet të zgjidhen duke respektuar Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Nikolliq po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalë me plan për Kosovën dhe se pret konsensusin e të gjithë faktorëve relevantë politikë dhe të tjerë.

Po sipas mediave në Beograd, Zarif ka theksuar nevojën për paqe dhe siguri në të gjithë territorin e Kosovës, duke thënë se nuk do të tolerohet asnjë veprim i njëanshëm.
XS
SM
MD
LG