Ndërlidhjet

SHBA sanksionon një stërvitës të Al Kaidës


Uashington

Uashington

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar një anëtar të dyshuar të Al Kaidës, i cili thuhet se është përgjegjës për “stërvitjen e militantëve dhe për koordinimin e luftëtarëve të huaj, të cilët udhëtojnë drejt Afganistanit, për të luftuar kundër forcave të koalicionit”.

Në një deklaratë për shtyp, Departamenti amerikan i Shtetit ka identifikuar terroristin e dyshuar si Azam Abdullah Zureik Al-Sunhi, shtetas i Arabisë Saudite, i njohur po ashtu edhe si Mansur al-Harbi.

Ky hap ngrin të gjitha interesat e tij pronësore në Shtetet e Bashkuara dhe ndalon shtetasit amerikanë që të angazhohen në transaksione me të.

Departamenti i Shtetit ka thënë se al-Harbi ka udhëtuar drejt Afganistanit më shumë se një dekadë më parë për t’iu bashkuar Al Kaidës.

Ai aktualisht kërkohet për ekstradim nga Arabia Saudite dhe është subjekt i disa njoftimeve të Interpolit për lidhjet e tij terroriste.
XS
SM
MD
LG