Ndërlidhjet

logo-print

Madona proteston për lirimin e “Pussy Riot”


Madona - foto arkivi

Madona - foto arkivi

Ylli i popit, Madona, ka protestuar të martën, gjatë koncertit të saj në Moskë, për lirimin nga burgu të grupit feminist rus “Pussy Riot”.

Tri anëtaret sot do të ndjekin ditën e tetë të gjykimit në një gjykatë të Moskës, nën akuzat për huliganizëm.

Avokatët qeveritarë thonë se performanca e tyre në Kishën Shpëtuesi Krisht ka qenë një akt i “urrejtjes fetare” dhe sulm kundër besimtarëve ortodoksë.

Të akuzuarat thonë se kanë bërë protestë publike, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund rolit të presidentit Vladimir Putin në politikën ruse.

Madona i ka thënë publikut në koncert se lutet për lirinë e “Pussy Riot”.

“Unë jam nga Amerika, ku mund të shprehim mendimin tonë, edhe nëse të tjerët nuk pajtohen, edhe nëse qeveria nuk pajtohet. Kjo është demokraci”, ka thënë Madona.
XS
SM
MD
LG