Ndërlidhjet

Sulmuesi i Arizonas pranon fajësinë


Sulmuesi Xherd Lli Logner
Sulmuesi Xherd Lli Logner
Personi që akuzohet për të shtënat në një tubim politik në Arizona, ku kanë humbur jetën gjashtë persona dhe është plagosur një kongresiste e Shteteve të Bashkuara, ka pranuar fajësinë.

Gjykatësi Lleri Bërns ka pranuar deklarimin e fajësisë, duke thënë se kjo është në interesin më të mirë për të gjithë të përfshirët.

Me pranimin e fajit, Xherd Lli Logner shmang dënimin me vdekje, por mund të përballet me dënim të përjetshëm pa kusht.

Gabriell Gifords, kongresistja demokrate, e cila ka qenë objektiv i qëllimshëm i Lougnerit, vazhdon të shërohet nga të shtënat e janarit 2011. Ajo ka lënë postin e saj në Kongres.

Të vrarët në këtë rast kanë përfshirë gjykatësin federal të Arizonës, njërin nga ndihmësit e Gifordsit dhe një vajzë nëntëvjeçare.
XS
SM
MD
LG