Ndërlidhjet

Masaçusetsi apelon për njohjen e Nagorno Karabakut


Ilustrim

Ilustrim

Ligjvënësit e shtetit amerikan Masaçusets kanë kaluar një rezolutë, e cila i bën thirrje presidentit Barak Obama dhe Kongresit të SHBA-së “të mbështesin pavarësinë demokratike” të Nagorno Karabakut – enklavës së banuar me shumicë armene në Azerbajxhan.

Rezoluta po ashtu lavdëron zgjedhjet de fakto presidenciale të muajit të kaluar në këtë territor si një “hap i madh” në zhvillimin demokratik.

Masa pason miratimin e një rezolute të ngjashme nga legjislatura shtetërore e Rhod Ajllënd, në muajin maj.

Armenia dhe Azerbajxhani kanë luftuar për Nagorno Karabakun nga viti 1988 deri më 1994. Rezoluta finale e kontestit mbetet e papranueshme. Asnjë vend nuk e njeh pavarësinë e Nagorno Karabakut.
XS
SM
MD
LG