Ndërlidhjet

logo-print

Gjykata i kërkon sqarim edhe kryeministrit të ri pakistanez


Kryeministri i Pakistanit, Raja Pervez Ashraf.

Kryeministri i Pakistanit, Raja Pervez Ashraf.

Kryeministri i Pakistanit, Raja Pervez Ashraf, është urdhëruar të dalë para Gjykatës Supreme, për të shpjeguar se përse nuk ka ndërmarrë hapa për të rihapur hetimet për korrupsion kundër presidentit.

Dy muaj më parë, gjykata ka shpallur fajtor paraardhësin e Ashrafit, Jusuf Raza Gilani, për shpërfillje të rastit dhe e ka shkarkuar atë nga posti i kryeministrit.

Gjykata Supreme do që Ashraf t'iu shkruajë letër autoriteteve zvicerane, për t'iu kërkuar që të rihapin një rast të vjetër korrupsioni kundër presidentit Asif Ali Zardari.

Qeveria ka hezituar të hetojë Zardarin, duke thënë se kreu i shtetit ka imunitet nga ndjekja penale.

Gjykata Supreme ka thënë se Ashraf duhet të paraqitet më 27 gusht.
XS
SM
MD
LG