Ndërlidhjet

Të rrëmbyerit iranianë në Siri janë ish-ushtarakë


Ali Akbar Salehi
Ali Akbar Salehi
Ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, ka thënë se disa nga 48 iranianët e rrëmbyer nga rebelët sirianë, janë anëtarë të pensionuar të Gardës Revolucionare të Iranit.

Salehi ka thënë se ish-personel ushtarak ka qenë në Damask për pelegrinazh fetar, në kohën kur është rrëmbyer.

Ai i ka bërë këto komente gjatë kthimit nga Turqia, ku autoriteteve të atjeshme u ka kërkuar ndihmë për lirimin e iranianëve, të kidnapuar të shtunën.

Brenda Sirisë, rebelët që luftojnë forcat e regjimit të presidentit Bashar al-Asad në Alepo, kanë thënë se kanë braktisur pozicionet e tyre në një qark kryesor të qytetit.

Qeveria siriane ka thënë se forcat e Asadit kontrollojnë tani qarkun Salahedin.

Vëzhguesit thonë se të paktën 12 persona janë vrarë gjatë bombardimeve të ushtrisë në qytet.
XS
SM
MD
LG