Ndërlidhjet

Tensionohen marrëdhëniet Bjellorusi-Suedi


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Jashtme bjelloruse ka deklaruar sot se do të tërheqë stafin e mbetur të ambasadës së saj në Suedi, pasi tensionet mes dy vendeve sa vijnë e rriten.

Ministria ka thënë se ka kërkuar nga Stokholmi të ndërmarrë hapa të ngjashëm me diplomatët e tij në Minsk.

Javën e kaluar, Bjellorusia ka dëbuar ambasadorin e Suedisë, për shkak të takimeve të tij me opozitën bjelloruse, ndërsa ka tërhequr edhe ambasadorin e saj nga Stokholmi.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Bjellorusinë se do të marrë “masat e duhura” në përgjigje të dëbimit të ambasadorit suedez.
XS
SM
MD
LG