Ndërlidhjet

Militantët sulmojnë Këshillin afgan


Afganistan - foto arkivi
Afganistan - foto arkivi
Zyrtarët e Afganistanit kanë bërë të ditur se sulmuesit vetëvrasës kanë sulmuar një këshill provincial, gjatë takimit të tij në lindje të vendit.

Autoritetet thonë se së paku një civil ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i provincës Kunar, Vasifullah Vasifi, ka thënë se sulmuesit kanë shpërthyer eksplozivët jashtë ndërtesës së këshillit.

Ai ka deklaruar se ka viktima, porse është i paqartë numri i tyre.

Vasifi po ashtu nuk ka konfirmuar nëse ndonjëri nga anëtarët e këshillit ka pësuar.

Nga ana tjetër, NATO-ja ka bërë të ditur se një patrullë këmbësore është sulmuar në të njëjtën zonë, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Koalicioni ndërkombëtar ushtarak ka thënë se po heton ngjarjen.
XS
SM
MD
LG