Ndërlidhjet

logo-print

Vendimi për "Pussy Riot" - më 17 gusht


Moskë, 8 gusht 2012.

Moskë, 8 gusht 2012.

Vendimi për gjykimin e tri anëtareve të grupit “Pussy Riot” do të bëhet publik më 17 gusht.

Nadezhda Tolokonikova, Maria Aliokhina dhe Jekaterina Samutseviç ngarkohen me akuza për huliganizëm dhe fyerje të ndjenjave të të krishterëve ortodoksë.

Të akuzuarat thonë se kanë bërë vetëm protestë publike në Kishën e Moskës, Shpëtuesi Krisht, kundër sundimit të presidentit Vladimir Putin.

Gjykatësi ka bërë publike datën e verdiktit pasi të pandehurat kanë dhënë deklaratat e tyre përfundimtare.

Prokuroria, të martën, ka bërë thirrje për dënimin e vajzave me nga tre vjet heqje lirie.

Të tria ato ndodhen në paraburgim që nga muaji mars. Mbrojtja ka kërkuar lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG