Ndërlidhjet

logo-print

Bie prodhimi në Spanjë


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Prodhimi industrial i Spanjës ka rënë për 6.9 për qind në muajin qershor krahasuar me vitin paraprak, duke i shkaktuar një goditje të radhës shtetit të prekur tashmë nga kriza financiare, njoftoi mekanizmi kombëtar i statistikave INE.

Rënia, që preku të gjithë sektorët e prodhimit, ishte rënia e dhjetë me radhë mujore.

Ekonomia e Spanjës pritet të tkurret për diku 2 për qind këtë vit.

Kritikët thonë se qeveria ka ashpërsuar recesionin me politikat kursyese, që kanë për qëllim përmirësimin e deficitit buxhetor prej 8.9 për qindësh.
XS
SM
MD
LG