Ndërlidhjet

Forcat e regjimit sirian depërtojnë në Allepo


Luftëtarë të opozitës në Allepo

Luftëtarë të opozitës në Allepo

Televizioni shtetëror i Sirisë njoftoi se forcat besnike ndaj presidentit, Bashar Al Asad, kanë depërtuar në qarkun jugor të Allepos-Salehedine duke vrarë shumicën e rebelëve të vendosur atje.

Agjencia e lajmeve Reuters citon televizionin të ketë raportuar se dhjetëra “terroristë” janë vrarë në qarkun qendror Bab Al Hadid dhe në Bab Al Najrab në jug-lindje.

Salehedini u kishte shërbyer rebelëve si bazë përgjatë tri javëve të kaluara, por një dëshmitar i Reutersit tha se janë zhvendosur tashmë disa pika kontrolli të tyre në këtë pjesë.
XS
SM
MD
LG