Ndërlidhjet

logo-print

Mbyllja e kufijve ngrit çmimet për gazianët


Tunelet kontrabanduese në afërsi të Rripit të Gazas

Tunelet kontrabanduese në afërsi të Rripit të Gazas

Qytetarët në Gaza thanë se izolimi i territorit të tyre pas një sulmi të militantëve islamikë në kufirin Egjipt-Izrael ka ngritur çmimet dhe i ka lënë qindra pacientë pa barëra.

Autoritetet egjiptiane thanë se sulmuesit që vranë 16 ushtarë egjiptian kanë pasur ndihmë nga Gaza. Si kundërpërgjigjie ndaj këtij veprimi, Egjipti mbylli pikat kufitare dhe qindra tunele që ishin përdorur për kontrabandim.

Përmes këtyre tuneleve ishin furnizuar me produkte themelore qytetarët në Gaza dhe Izrael.

Pronari i një tuneli, i cili deshi të citohej me nofkën Abu Hamam, tha se çmimet janë ngritur për 40 deri në 60 për qind që nga ngjarjet e fundjavës.

Një zyrtar i mekanizmave shëndetësor në Gaza tha se qindra pacientë janë në pritje të udhëtimit për në Egjipt për trajtim mjekësor.
XS
SM
MD
LG