Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Mandela i dha njerëzimit një “mësim të mirë”


Sekretarja amerikane, Hilari Klinton, dhe ish-lideri i Afrikës Jugore, Nelson Mandela

Sekretarja amerikane, Hilari Klinton, dhe ish-lideri i Afrikës Jugore, Nelson Mandela

Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, lavdëroi ikonën e demokracisë në Afrikën Jugore, Nelson Mandela, duke thënë se ai i ka dhënë njerëzimit “mësimin më të mirë”.

Klinton tregoi se si Mandela pat emëruar tre ish-zyrtarë të burgjeve, që e kishin trajtuar atë më dinjitet, si mysafirët më të rëndësishëm të drekës inauguruese pas emërimit të tij në postin e presidentit të Afrikës Jugore më 1994.

“Kur dola nga burgu, e dija se më duhet ta bëjë një zgjidhje-do të mund të isha i mllefosur dhe përplot urrejtje ndaj asaj që më ishte bërë…dhe do të mbetesha në burg. Ose, me ndjenat që kisha brenda vetës do të mund të nisja të pajtohem edhe me njerëzit përreth”, citoi Klinton fjalët e Mandelas.

“Kjo është trashëgimia e vërtetë e Mandelas, e cila na bën thirrje të gjithëve t’i mbarojmë punët që kemi nisur. Për t’i tejkaluar pengesat, padrejtësitë dhe keqtrajtimet, secili prej nesh duhet të përplaset në një pikë të jetës sonë”, tha Klinton.
XS
SM
MD
LG