Ndërlidhjet

logo-print

Turqia ia tërheq vërejtjen Iranit


Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu dhe ai iranian, Ali Akbar Saleh

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu dhe ai iranian, Ali Akbar Saleh

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, tha se Turqia ia ka tërhequr Iranit vërejtjen “në mënyrë të sinqertë dhe miqësore” rreth akuzave drejtuar Ankarasë lidhur më dhunën në Siri.

Davutoglu komentet e tij i bëri pas një takimi që zhvilloi me homologun e tij iranian, Ali Akbar Saleh, i cili qëndroi në Turqi një ditë më parë.

Gjatë kësaj jave, zyrtarë të ndryshëm iranianë akuzuan Ankaranë, Arabinë Saudite dhe Katarin për mbështetjen e “qëllimeve luftarake të Amerikës”.

Pavarësisht kësaj, Davutoglu i tha Salehit se Turqia do të përpiqet të ndihmojë në lirimin e 48 iranianëve që u rrëmbyen të shtunën nga forcat rebele në Damask.

Salehi, ndërkaq, bëri të ditur se dhjetëra liderë shtetërorë do të takohen të enjtën në Teheran për të diskutuar mënyrat për dhënien fund të krizës në Siri.
XS
SM
MD
LG